Sistemi i menaxhimit të prodhimit

Menaxhoni prodhimin nga porosia deri te dërgesa

Kupto saktësisht çfarë porosish ke sot, sa material të ka mbetur, cilat punë po vonojnë dhe sa ke fituar këtë muaj. Jepi fund kaosit në prodhim me Prodflow.

Mbyll dyert humbjeve

Çdo punë shihet në kohë

Punëtori njoftohet me kohë

Vendime më të shpejta me raporte

Organizoni prodhimin pa kaos

Sa herë në muaj të ndodhë që porosia të vonohet, klienti të ankohet, ose mbaron materialin pa e kuptuar? Këto gabime të vogla po të hanë fitimin çdo muaj.

Nuk humbin porositë

Çdo porosi regjistrohet me klientin, produktin, sasinë, afatin dhe statusin.

Dihet kush çka ka për të bërë

Puna ndahet më qartë dhe punëtori njoftohet kur ka prodhim, paketim ose detyrë të re.

Menaxhmenti sheh gjendjen reale

Porositë, stoku, pagesat dhe raportet janë të dukshme pa kërkuar Excel-a ose mesazhe.

Si përdoret ProdFlow?

Tre hapa që mbulojnë gjithë ciklin e prodhimit.

1

Regjistro porosinë

Klienti telefonon → ti fut porosinë në 30 sekonda. Menjëherë sheh nëse ke material, sa kohë duhet dhe kush do ta bëjë.

2

Puna shpërndahet automatikisht

Punëtori merr njoftim në telefon: “Porosia #1024 – Techkos – 8 copë – Afati sot”.

3

Mbyllje e lehtë + para në bankë

Kur porosia del nga dyert, kalon automatikisht te dërgesa dhe pagesa. Dhe ti sheh raportin e fitimit pa u munduar.

Për kë është ProdFlow?

  • Punishte metalike, druri, mobiljesh, tekstili, printimi etj.
  • Fabrika të vogla dhe të mesme
  • Biznese me porosi të personalizuara
  • Biznese që menaxhojnë magazinë, paketim dhe dërgesa
  • Biznese që nuk duan vetëm të ndjekin tregun, por ta udhëheqin atë

Një pamje e qartë për çdo pjesë të punës

ProdFlow – Paneli kryesor

● Online
Porositë aktive Sot · 24 porosi
#1024 Metal Design
8 copë · Afat: Sot
Në prodhim
#1023 Techkos
12 copë · Afat: Nesër
Gati
#1022 Arkitektura Plus
4 copë · Afat: 22 Qer
Në pritje

Gati me qenë një hap para konkurrencës?

Diskutoni me ne procesin tuaj aktual dhe shihni si ProdFlow mund të përshtatet me mënyrën si punon biznesi juaj.